Rreth nesh

Rreth projektit " NO BORDERS ".

Projekti "Aftësitë për punësim të qëndrueshëm në rajonin ndërkufitar të Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës – Pa kufij! (NO BORDERS)" zbatohet nga Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi në partneritet me Dhomën e Tregtisë të Kosovës, OJQ ETRI. dhe Qendra Rajonale e Biznesit Berane. Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, synon të rrisë nivelin e punësimit të të rinjve (15-30 vjeç) si edhe grave në zonën kufitare. Projekti “NO BORDERS”, nëpërmjet programeve gjithëpërfshirëse të trajnimit dhe mbështetjes, ofron në këtë rajon një mundësi unike për zhvillimin e biznesit dhe kualifikimin në aspektin profesional.

Trajnimi dhe Zhvillimi i Ideve të Biznesit

"NO BORDERS" ofron një program gjithëpërfshirës trajnimi që zgjat nga 15 janari deri më 15 prill 2024, e kjo me qëllim mbështetjen e personave të papunë (18-30 vjeç) dhe grave nga nëntë komuna të Malit të Zi. Pjesëmarrësit do të bëjnë pesë seminare dy-ditore hyrëse që mbulojnë tema të tilla siç janë çështjet juridike, regjistrimi i biznesit, menaxhimi financiar, planifikimi strategjik, modelet e biznesit, marketingu dhe shitjet, si edhe marketingu dixhital. Pas punëtorive hyrëse, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për 75 orë punë individuale me mentorë përmes sesioneve online, gjë që siguron mbështetje themelore për zhvillimin dhe realizimin e ideve të tyre të biznesit.

Mbështetje dhe shpërblime për idetë më të mira të biznesit

Projekti “NO BORDERS” ofron jo vetëm trajnime, por edhe mbështetje të konsiderueshme financiare për idetë më të mira të biznesit. Pjesëmarrësit më të suksesshëm do të shpërblehen me 2000 euro për vendin e parë, 1000 euro për vendin e dytë dhe 500 euro për vendin e tretë. Këto shpërblime janë të destinuara për investime në zhvillimin dhe përparimin e bizneseve, duke nxitur kështu edhe më tej sipërmarrjen dhe inovacionet në rajon.

Qëndroni të përditësuar!

Abonohuni në newsletter-in tonë për t'u informuar rreth aktiviteteve të reja dhe postimeve në blog.
Duke u regjistruar, ju pranoni Kushtet tona.
Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
PARTNERËT E PROJEKTIT